Transmetuar më 18-05-2022, 17:48

Itali- Policia italiane ka shkatërruar një bandë prej 30 vetash, ku 29 janë italianë dhe një shqiptar, i cili drejtohej nga një 64-vjeçar me origjinë siçiliane.

Banda akuzohet për trafik droge, grabitje, vrasje dhe gjobvënie. Arrestimi i tyre u bë në provinca të ndryshme të Lombardisë, pas urdhrit të lëshuar nga gjykata.

Nga viti 2017, viti kur nisën hetimet, deri në dhjetor 2021, u sekuestruan 58 kilogramë hashash dhe kokainë, katër pistoleta të kalibrave të ndryshëm dhe një automatik Skorpion me silenciator. noa.al