Transmetuar më 18-05-2022, 16:49

Ukrain- Pretendimet se presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky është rus janë të rreme.

Në prill, një imazh i një pasaporte ruse që përshkruan një të ri Volodymyr Zelensky u përhap në Telegram, së bashku me pretendimet e rreme se, si shtetas rus, Zelensky nuk ishte i përshtatshëm për presidencën ukrainase.

Historia u përhap nga të paktën dy media ruse.

Megjithatë, nuk ka asnjë provë që Zelensky është shtetas rus. Imazhi i pasaportës është i rremë dhe fotografia e Zelenskit ishte e përpunuar. BBC ka analizuar imazhin në pasaportë dhe ka gjetur se nuk është një foto pasaporte, por një fotografi e vjetër e cila mund të gjendet në një faqe interneti në gjuhën ruse në një artikull në lidhje me ‘historinë e dashurisë’ të Zelenksyt dhe gruas së tij. noa.al