Transmetuar më 18-05-2022, 16:29

Kina do të zgjerojë më tej katalogun e sektorëve ku inkurajohen investimet e huaja. Në projektin e Katalogut të Industrive ku Nxiten Investimet e Huaja për vitin 2022 do të shtohen 238 fusha të tjera, ndërsa 114 ekzistueset do të modifikohen duke u zgjeruar.

Autoritetet do të mbledhin opinionin e publikut deri më 10 qershor 2022. Pasi të hyjë në fuqi, lista e re do të zëvendësojë versionin e vitit 2020.

Qëllimi i rishikimit është të vazhdojë nxitja e investimeve të huaja në prodhim dhe shërbimet e prodhuesve në rajonet qendrore, perëndimore dhe verilindore.

Sipas Ministrisë së Tregtisë, në tremujorin e parë të këtij viti përdorimi real i investimeve të huaja të drejtpërdrejta në pjesën kontinentale të Kinës u rrit 25.6 për qind krahasuar me janar-marsin e vjetshëm, duke arritur në 379.87 miliardë juanë (56.18 miliardë dollarë).