Transmetuar më 18-05-2022, 11:10

Është duke u zhvilluar takimi i raundit të dytë të zgjedhjes së Presidentit.

Kreu i grupit demokrat, Enkeled Alibeaj ka shpalosur formulën e tij.

Alibeaj: Dekriminalizimi, dekomunistizimi, anti-korrupsionin, këto janë kritere që do të duhet të profilizojnë presidentin e vendit. Është legjitime dhe e justifikuar, e shkon drejt frymës së kushtetutës që të jetë e drejta e propozimit. Kemi ende të drejtë për të propozuar ti përkasë opozitës. Të propozojmë 4 kandidatura, dy i zgjidhni ju dhe më pas të shkojmë tek emri final. Të kemi një proces gjithëpërfshirës. Të jetë në mënyrë propocionale. Nëse arrihet kjo, arrihet një gjë e madhe. Kjo është fryma dhe logjika që kemi ardhur me këtë qëndrim. Është gjithëpërfshirës dhe transparent. Madje besoj se ky proces të shërbejë edhe si traditë në të ardhmen.Ky është qëndrimi që mbajmë ne. Jemi në sy të publikut dhe njerëzit na gjykojnë për çdo gjë që po themi. Duhet të saktësoj edhe diçka, nuk është kushtëzim, as provokim, as lojë forcë. është thjesht shërbim që i bëhet këtij procesi për t’i dhënë baza të shëndosha procesit. Ai që do bëhet president ta dijë se ka pasur mbështetje nga kjo godinë. Ai/Ajo nesër jo vetëm si ndjesi të brendshme do të duhet të jetë peng i reputacionit publik që ka krijuar në të shkuarën. Besoj se është i plotë për këdo.