Transmetuar më 18-05-2022, 09:41

TIRANË- Do nisin sot bisedimet mes PS dhe PD për raundin e dytë për zgjedhjen e presidentit të ri! Takimi do nisë në orën 10:00 për të biseduar në Kryesinë e Kuvendit, në prani të kamerave. Kjo mori dakordësinë mes Enkelejd Alibeaj dhe grupit negociator socialist Taulant Balla, Damian Gjiknuri dhe Elisa Spiropali.

Raundi i parë dështoi pa asnjë emër të propozuar, mirëpo pritet që sot në tryezë të hidhen kandidatët e mundshëm për postin e kryetarit të shtetit.

Raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit do të jetë në datë 23 maj ora 18:00. Vendimi u mor në mbledhjen e djeshme të Konferencës së Kryetarëve, ku nuk munguar akuzat dhe kundër akuzat mes palëve.