Transmetuar më 18-05-2022, 07:23

GREQI- Arrestohet ish-kryebashkiaku i Bukureshtit.

Ai u ndalua dje pasdite në Glyfada, Greqi, nga efektivë të policisë së Departamentit të Kërkimeve të Drejtorisë së Sigurisë së Atikës. Ertnews.gr shkruan se bëhet fjalë për një 71-vjeçar ndaj të cilit ishte shpallur një urdhër-arresti evropian ndaj autoriteteve rumune.

Sipas njoftimit të policisë ai akuzohet për krijimin e grupi të organizuar kriminal, korrupsion dhe pastrim parash. I arrestuari do të dërgohet në Prokurorinë kompetente.