Transmetuar më 17-05-2022, 22:22

Bandat ekuadoriane po fitojnë territor në Amerikën Latine, duke rivalizuar jo pak grupet e krimit në Meksikë dhe Kolumbi. Së fundmi, raportohet se banditët në Ekuador po vrasin oficerë policie, për shkak të luftës për trafikun e drogës.

Në një javë të vetme, janë vrarë tre oficerë dhe janë plagosur dy të tjera. Ngjarja ka ndodhur në provincën Guayas e për këtë, autoritetet akuzojnë edhe bandën shqiptare, që së fundmi po operon në zonë. Një oficer i pa jetë është gjetur më 5 maj dhe kishte dukshëm shenja torture në trup, ndërsa më 30 prill, një tjetër polic është qëlluar për vdekje në autostradë.

Ai u vra nga dy vrasës që po e ndiqnin me motor. Sipas raporteve, 5 oficerë janë vrarë në 2020, 13 në 2021 dhe 7 policë deri në fillim të majit 2022.

Kujtojmë se disa muaj më parë, në Guayaquil u vra shqiptari Ergys Dashi. Ai u ekzekutua pamëshirshëm teksa ishte duke darkuar në një lokal.