Transmetuar më 17-05-2022, 18:47

Shkodër- Ndërron jetë 21-vjeçari Suad Milani nga Postriba i cili u aksidentua tre dite me pare ne fshatin Hot i Ri në Shkodër.

I riu u aksidentua me mamanë e tij Lida Milani e cila mësohet se ka pësuar gjithashtu dëmtime të renda dhe ndodhet në gjendje kritike duke luftuar për jetën.

Mësohet se nënë e bir kanë qenë në një motor duke udhëtuar drejt shtëpisë së tyre në Postribë, ndërsa u përplasën nga një automjet.