Transmetuar më 17-05-2022, 18:16

Kosovë- Dhe pritej…

Beatrix Ramosaj ka reaguar menjëherë pasi Donaldi dhe Bora u kapën ‘mat’ në Kosovë.

Ata u panë bashkë mbrëmjen e djeshme në një sfilatë në Kosovë.

Teksa të gjithë po e prisnin se çfarë do të ndodhte kur ata të përballeshin, dyshja i ka surprizuar të gjithë duke u shfaqur pranë njëri-tjetrit. Madje Donaldi duke i ndezur cigaren dhe duke kuvenduar.

Menjëherë më pas janë publikuar foto dhe video të dyshes.

Megjithatë, Beatrix pas kësaj zhurme të madhe ka zgjedhur të publikojë një fotografi me ish-konkurrenten e Përputhen, Antonelën, ku ka shkruar: Si i thonë mega-bomba në shqip?!