Transmetuar më 17-05-2022, 17:03

Tiranë- Përsëritet historia e aksidenteve te vijat e bardha të këmbësorëve në Tiranë.

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën “Ismail Qemali”.

S. P., banues në Tiranë ka aksidentuar te vijat e bardha një 20-vjeçare me inicialet E. M.

Pasi ka aksidentuar vajzën e re, shoferi është ‘arratisur’ nga vendi i ngjarjes.

Por pas kërkimeve nga policia ai u arrestua pak pas ngjarjes, teksa akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

20-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Pak ditë më parë çifti Konomi nga Tirana u përplas nga një Fuoristradë ndërsa kishin në karrocë beben tre muajshe.Noa.al