Transmetuar më 17-05-2022, 14:19

Tiranë- Sapo u zgjuam në mëngjes pamjet e para me të cilat u hasëm në rrjetet tona sociale ishin ato të Borës dhe Donaldit.

E teksa të gjithë prej javësh shpresonim një bashkim mes tyre, videot e kapura mbrëmjen e djeshme tregojnë se me rritjen temperaturave bora ka filluar të shkrijë.

Në prezantimin e koleksionit të Valdrin Sahiti në Prishtinë, Bora dhe Donaldi janë kapur “mat”, teksa aktori i ndez cigaren moderators. Në pamjet e publikuara gjatë gjithë kohës ata shihen bashkë ku nuk mungojnë as buzëqeshjet dhe shikimet plot dashuri mes njëri-tjetrit.

Ndonëse të gjithë fansat janë të sigurt që ata janë bashkë, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim konfirmimin e tyre. noa.al