Transmetuar më 17-05-2022, 12:52

Prizren- Dënohet me tre vite burg deputetja shqiptare. Gjykata Themelore në Prizren e ka shpallur fajtore dhe e ka dënuar me tri vjet burgim dhe 2 mijë euro gjobë deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Jetmire Vranezi.

Trupi gjykues i kryesuar nga Kymete Kicaj, ka shpallur vendim ndaj ndaj të akuzuarve I.Th., dhe J.V., për shkak se

Se me datë 19 korrik 2019, dhe 21 korrik 2019, në Prizren në objektin “Abi Çarshia” të akuzuarit në cilësinë personave zyrtarë duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, i tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të shkaktimit të dëmit “Abi” Sh.P.K., Prizren.

– I akuzuari I.Th., në cilësinë e Drejtorit të Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, duke ditur se nuk kanë të drejtë të bën rrënimin e objektit pasi i dëmtuari ka aplikuar për legalizim në përputhje me vendimin e MMPH të datës 27.08.2018, jep pëlqimin, organizon dhe merr pjesë aktive në rrënimin e objektit “Abi” Sh.P.K., në Prizren,

– E akuzuara J.V., në cilësinë e inspektores së ndërtimit duke ditur se nuk kanë të drejtë të bëjnë rrënimin e objektit të të dëmtuarit, meqë është në kundërshtim me vendimit e MMPH të datës 27.08.2018, përveç inspektimeve që kanë kryer në objektet, e akuzuara

J.V., merr konkluzion mbi rrënimin e objektit “Abi Çarshia” pronë e “Abi” Sh.P.K., me nr. ……. me datë 15.07.2019.

Kështu që të akuzuarit, me datë 19.07.2019, me pjesëmarrjen e tyre aktive, realizojnë rrënimin e aneks objektit “Abi Çarshia” duke ditur se i dëmtuarit ka dorëzuar aplikacionin për legalizim, veprojnë në kundërshtim me ligjet. nisur nga provat gjykata ka dalë në përfundimin se ata kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoriteti zyrtar.

Nisur nga provat gjykata vendosi:

Të akuzuarin I.Th., dënim me gjobë në shumën prej 2.000 (dymijë) euro, dhe dënim meburgim në kohëzgjatje prej tre (3) viteve.

Të akuzuarën J.V., dënim me gjobë në shumën prej 2.000 (dymijë) euro, dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) viteve.