Transmetuar më 17-05-2022, 10:58

Do të kishit guxim që të dilnit për të bërë pazar me të brendshme? Do iu duket e çuditshme kjo pyetje, por modelja e njohur, Julia Fox, ka ditur se si të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve me daljen e saj në publik.

Fox është fotografuar të dielën pranë një supermarketi ushqimor në Hollywood me një stil tejet të guximshëm.

Modelja kishte veshur një palë të brendshme të zeza të shoqëruara me një xhaketë xhins, çizme deri te gjunjët (950 dollarë) dhe çantë xhins, të cilat kanë modelin e pantallonave të lidhura dhe të kthyera mbrapsht(835 dollarë), të gjitha nga stiluara nga dizanjeri Alexander Wang.

Nga ana tjetër, të brendshmet e saj janë pjesë e koleksionit të ardhshëm Bodywear të Wang-ut, i cili nuk do të jetë i disponueshëm për këdo për t’i blerë deri më 13 korrik.

Dhe ajo nuk hezitoi të ‘mbronte’ veshjen e saj kur një llogari memesh në “Instagram” u tall me stilin e saj të zhveshur.

“Unë thjesht mendoj se nëse është e pranueshme nga shoqëria në plazh, duhet të jetë e njëjtë kudo, lol,” tha ajo me shaka në rrjetet sociale.