Transmetuar më 16-05-2022, 23:39

Lajm i keq për ata që u sëmurën rëndë me koronavirus dhe e kaluan atë, sepse sipas një studimi të ri shkencor amerikan rrezikojnë të humbin jetën brenda një viti.

Studiuesit në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Floridës, të udhëhequr nga Profesor Arts Mainus, publikuan rezultatet e studimit në revistën mjekësore Frontiers in Medicine.

Atabstudiuan 1207 njerëz në moshë të rritur të cilët ishin shtr8uan në spital gjatë viteve 2020-21 pas infeksionit kovid19 dhe të cilët ishin monitoruar deri në një vit pas daljes nga spitali.

Treguesi për ashpërsinë e inflamacionit të tyre gjatë shtrimit në spital ishte niveli i proteinës C-reaktive (CRP) në gjakun e tyre, e cila sekretohet nga mëlçia në përgjigje të sinjalit të inflamacionit. Sa më i lartë të jetë përqendrimi i CRP në një pacient, aq më e rëndë ishte gjendja e tij gjatë shtrimit në spital.

Studimi zbuloi se pacientët me nivele më të larta të CRP gjatë qëndrimit të tyre në spital përballen me një rrezik 61% më të lartë për të vdekur nga ndonjë shkak brenda vitit të ardhshëm të daljes nga spitali sesa ata me nivele më të ulëta të CRP gjatë qëndrimit të tyre në spital.

Kjo do të thotë se nëse një person që ka kaluar sëmundjen fjala vjen në dhjetor 2021 në gjendje të rëndë dhe ka shpëtuar nga vdekja, brenda 12 muajve në vijim mund të pësojë humbje jete nga shkaqe të tjera që lidhen indirekt me sëmundjen infektive dhe direkt me pasojat e lëna prej saj.

Dr. Minus shpjegon: "Shumë sëmundje infektive shoqërohen nga një rritje e inflamacionit. Më shpesh, ky inflamacion është lokalisht i fokusuar aty ku ndodhet infeksioni. Por kovidi është ndryshe sepse shkakton inflamacion në shumë pjesë të trupit përtej rrugëve të frymëmarrjes të mushkërive, për shembull në zemër, tru dhe veshka. Nivelet e larta të inflamacionit mund të çojnë në dëmtim të indeve."

Studiuesit amerikanë theksojnë se kovidi duhet trajtuar si një sëmundje potencialisht kronike, veçanërisht nëse i ka paraprirë një inflamacion i rëndë gjatë fazës së shtrimit në spital. Kjo është arsyeja pse ata rekomandojnë një recetë më të gjerë të steroideve orale në këta pacientë.

Dr. Minus thotë se tani e tutje "duhet të fillojmë të mendojmë se kovidi mund të ketë efekte të qëndrueshme në shumë pjesë të trupit edhe pasi pacientët të shërohen nga episodi fillestar."

Me shpresën se rezultatet e këtij studimi nuk do të gjejnë bazë në realitet, urojmë jetë pa pasoja për të infektuarit që e kaluan rëndë sëmundjen. /noa.al