Transmetuar më 16-05-2022, 22:48

TIRANË- Stilisti i famshëm kosovar, bën bashkë moderatoren Bora Zmeani dhe ish të dashurin e saj Donald Veshaj.

Bëhet fjalë për atë të stilistit Valdrin Sahiti, i cili ka nxjerrë koleksionin e ri dhe ka ftuar shumë personazhe publikë.

Mes tyre edhe aktorin Donald Veshaj e moderatoren Bora Zemani. Postimet e tyre në rrjetet sociale kanë treguar se të dy ndodhen në të njëjtin vend. Nuk dihet ende nëse mes tyre ka pasur ndonjë përballje apo jo.