Transmetuar më 16-05-2022, 21:49

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker janë zyrtarisht të martuar. Ylli i “The Kardashians” dhe rrokeri u martuan në Santa Barbara, Kaliforni të dielën.

Kourtney dhe Travis u panë me një makinë klasike të zezë, e cila kishte një tabelë që shkruante “Të sapomartuar”. Kourtney shihej me një vello të bardhë dhe Travis me kostum klasik të zi.

Kujtojmë se çifti pak ditë më parë u martuan, por jo ligjërisht pasi nuk kishin certifikatë. Tashmë martesa ka ndodhur vërtet.

Travis i propozoi Kourtney-t në tetor të vitit të kaluar, një vit pasi çifti u lidh. Ai e bëri propozimin në plazhin e Santa Barbara, i njëjti qytet ku bënë dasmën.