Transmetuar më 16-05-2022, 21:25

Për këdo që e mban mend këngëtarin Ermal Fejzullahu kur ishte në fillimet e karrierës së tij, me siguri imazhi për djalin që prekte zemrat e të gjithëve me zërin e tij, ishte krijuar si një i ri i dobët, me shumë më pak kile se tani.

Por disa vite më parë pasi u bë baba Ermali shtoi ndjeshëm në peshë duke ndryshuar shumë. Këngëtari ka rrëfyer së fundmi në një emisionin tv se është përballur me bulizmin për shkak të mbipeshës. Teksa po fliste për sfidat me të cilat është përballur gjatë jetës, pohoi se është përballur me dukurinë e bulizmit gjatë gjithë jetës.

“Nuk i kam marrë shumë seriozisht por shoh që sot është shumë problem. Ka shumë njerëz që i njoh, të cilët bulizmi i ka lënë me shumë komplekse. Këtu fatkeqësisht nganjëherë nuk mund të kesh edhe lirinë e të shprehurit sepse të gjykojnë.

Por nuk është mirë t’i bulizosh njerëzit sepse ka shumë njerëz në krejt botën që kanë ngelur kështu si unë trashuluq. Megjithatë unë kam vlerat e mia, kam artin tim, talentin tim që dikush tjetër ndoshta nuk e ka. Nuk bën t’i gjykosh njerëzit në pamje”, theksoi Fejzullahu. /noa.al