Transmetuar më 16-05-2022, 20:37

Tiranë- Një nga personazhet e spikatura të Për’puthen për këtë sezon ka qenë Alvisa Qarri.

Ish-konkurrentja doli çift me Bashkimin, një lidhje e cila nuk zgjati shumë, ndërsa sqaroi arsyet që çuan në një vendim të tillë.

“Fatkeqësisht nuk zgjati, pasi kemi pasur probleme kohët e fundit të cilat u bënë të mëdha. Ne jemi takuar, kemi komunikuar dhe i ndamë gjërat”, u shpreh Alvisa.

Pas një kohe shumë të gjatë ajo i kërkoi falje edhe familjes së saj, pasi morën vesh publikisht diçka që nuk e dinin, raporton TCh.

Për sa i përket jetës jashtë kamerave, shprehet se gjithçka është shumë e qetë dhe nuk është në një lidhje.

Madje ajo deklaroi se nuk është rikthyer me të dashurin e saj pavarësisht spekulimeve të shumta.