Transmetuar më 16-05-2022, 11:33

Tiranë- Pamjet që shihni nëpër foto i përkasin eklipsit hënor që ndodhi gjatë natës së kaluar.

Ky eklips u pa në shumë pjesë të botës nga 15 maji deri më 16 maj.

Gjysma lindore e Shteteve të Bashkuara dhe e gjithë Amerika e Jugut e panë çdo fazë të eklipsit hënor.

Por erklipsi u pa në pjesën më të madhe të Afrikës, Evropës Perëndimore, Amerikës Qendrore dhe Jugore dhe në pjesën më të madhe të Amerikës së Veriut.

Eklipsi i plotë ishte i dukshëm nga Roma, Nju Jorku, Brukseli, Guatemala City, Londra, Los Anxhelosi, Parisi, Rio de Zhaneiro, Havana, Çikago, Johanesburg, Mexico City, Lagos, Detroit, Madrid, San Francisko, Santiago, Buenos Aires, Washington DC, Lisbona, ndërsa Ankaraja, Budapesti, Kajro, Athina, Honolulu etj, janë qytetet ku do të jetë i dukshëm eklipsi i pjesshëm. Eklipsi i pjesshëm u pa edhe në Tiranë e qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Një eklips total hënor ndodh kur Toka vjen midis Diellit dhe Hënës duke bllokuar rrezet e Diellit që të ndriçojnë hënën. Në një eklips total hënor, e gjithë Hëna bie brenda ombrës, pjesës më të errët të hijes së Tokës.

Për më shumë shihni fotot e siguruara nga NOA/LSA: