Transmetuar më 16-05-2022, 11:21

LSA ka arritur të kapë momentin e eklipsit të plotë hënor mbi territorin shqiptar. Ky proces u shoqërua me pamje të rralla të Hënës, që dukej si e përgjakur. Sikurse pritej, natën mes 15 dhe 16 majit, hëna do të kthehej në të kuqe.

Në fakt do të kishte eklipsin e saj total. Fenomeni, i cili zakonisht quhet "eklipsi i hënës së përgjakur" ishte i dukshëm vetëm pjesërisht. Maja do të ishte në agim, kur hëna të perëndonte, dhe për këtë arsye nuk do të ishte plotësisht e vëzhgueshme.

Gjatë fazës së pjesshme dhe totale të eklipsit, sateliti merr ngjyrën karakteristike të kuqe, e cila i jep emrin fenomenit. Eklipsi përkoi në një distancë minimale nga Toka, prandaj dukej më i madh për sytë tanë, edhe nëse nuk ishte e lehtë të identifikoheshin këto dallime.

Ngjarja ishte gjithashtu e dukshme drejtpërdrejt falë projektit "Virtual Telescope", i cili transmetoi imazhe nga Roma dhe Amerika, duke filluar nga ora 03:32 (me orën italiane). Në orën 04:20 të mëngjesit ishte eklips i pjesshëm, ndërsa një orë më vonë eklipsi total. Ky i fundit përfundoi në orën 08:50.