Transmetuar më 16-05-2022, 07:48

24- vjeçarja, zbuloi për fansat foton e patentës së saj të re të shoferit në Kaliforni, përmes Instagramit ditën e sotme. Natyrisht, fansat nuk mund të mos mrekulloheshin për ID-në “perfekte” dhe “magjepsëse” në seksionin e komenteve.

“Do të doja që ID ime të ishte kaq e përsosur”, shkroi një fans, ndërsa një tjetër e përshkroi foton si “një nga fotot më ikonike”.

Më vonë, Jenner ndau një foto të saj dhe vajzës 4-vjeçare, Stormi, duke u shoqëruar në një avion privat.

Ndërsa ajo nuk zbuloi se ku po shkonin, ka të ngjarë që ato po shkojnë drejt Las Vegas-it për të parë performancën e Travis Scott në Billboard Music Awards 2022.

“Vajzat e mrekullueshme”, ka shkruar Jenner foton e ëmbël nënë-bijë.

Postimet e reja të Jenner-it vijnë vetëm disa ditë pasi ylli i “Kardashians” u tha ndjekësve të saj në TikTok se ajo po ndihej vetvetja pasi lindi djalin e saj tre muaj më parë.

“Megjithatë, po e kthej personalitetin tim. Po ndihem përsëri vetvetja“, tha ajo.

Fansat janë ende duke pritur me durim për të zbuluar emrin e ri që Jenner dhe Scott i kanë dhënë djalit të tyre, pasi më parëe pagëzuan me emrin Wolf por më pas ndryshuan mendje.