Transmetuar më 14-05-2022, 11:29

Antoine Griezmann, sulmuesi i Atletico Madridit, bëri një bilanc të sezonit të tij dhe të “colchoneros”. Francezi pati disa autokritika për sezonin e tij të mbushur me shumë lëndime dhe pak gola. Këto janë fjalët e tij në një intervistë për “AS”:

"Ka qenë një vit i komplikuar, shpresoj të përfundojë mirë. Erdhën lojtarë të rinj, pata një lëndim, më pas erdhi eliminimi nga Champions League. Gjithçka ndodhi dhe ne e dimë. Sigurisht që golat e mi kanë munguar dhe ndihem përgjegjës.

Deri në lëndim u ndjeva shumë mirë. Pastaj u mundova, nuk munda të stërvitesha. Kur u ktheva, u përpoqa të jepja maksimumin, por nuk arrita të shënoja. Megjithatë, gjithmonë punoj për ekipin, në sulm dhe gjithashtu në mbrojtje. Dua të jem i rëndësishëm dhe vendimtar, nuk është normale të kesh kaq shumë ndeshje pa shënuar”.

E ARDHMJA – Ishte e qartë pas darkës mes Gil Marin dhe Mateu Alemany, tani ka ardhur edhe siguria që Antoine Griezmann do të blihet nga Atletico Madrid në fund të sezonit. Sulmuesi francez është i huazuar për dy sezone dhe Barcelona kishte rënë dakord me "Colchoneros" për ta blerë për 40 milionë euro, nëse lojtari do të kishte luajtur të paktën 50% të minutave.

Një formalitet që është kryer: trajneri Diego Simeone dhe Atletico Madrid janë të lumtur me paraqitjet e Antoine Griezmann dhe do ta respektojnë paktin. Francezi nuk ka shënuar shumë gola dhe nuk ka kontribuar siç do të kishte dashur në rezultatet e skuadrës e Simeone-s, që është kualifikuar përsëri në Champions League.