Transmetuar më 14-05-2022, 10:02

Ndahet nga jeta ish-deputetja e Partisë Socialiste, Edlira Haxhiymeri.

Lajmi i trishtë është bërë me dije nga familjarët e saj.

Mësohet se Haxhiymeri vuante nga një sëmundje e rëndë prej pesë vitesh dhe nuk mundi të fitojë betejën.

“Të dashur familjarë dhe miq, me pikëllim të madh ju njoftoj se nëna ime e shtrenjtë, Edlira Haxhiymeri, ndërroi jetë.

Ju falenderoj për ndihmesën dhe mbështetjen që na keni dhënë gjatë më shumë se 5 viteve tejet të vështira ku luftuam me çdo mjet e mënyrë për të mposhtur sëmundjen e saj.

Lamturia e fundit për Edën tonë të dashur është nesër në varrezat e Tufinës. Nisja e kortezhit është në ora 11:00 nga shtëpia funerale Alba 2000”, shkruan djali në një postim në rrjetet sociale.

Prof. dr. Edlira Haxhiymeri ka qenë një nga pedagoge e shquar e Universitetit të Tiranës. Vite më parë ajo ishte edhe  deputete e Partisë Socialiste.