Transmetuar më 14-05-2022, 07:57

TIRANË- Hiqet pas disa javësh autobusi që ra mbi Lanë. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dhënë urdhër që autobusi të hiqet. Aksioni për heqjen e autobusit nisi mbrëmjen e kaluar.

Më 29 Maj, autobusi i linjës së ‘Go Green’ doli nga rruga e përfundoi në Lanë. Nga ky aksident u plagosën 5 persona dhe paniku i udhëtarëve ishte i madh. Autobusi qëndroi për gjatë gjithë kësaj kohe mbi Lanë, veprim ky që sipas Bashkisë do t’i shërbente për sensibilizimin e drejtuesve të mjeteve. Por duket se mesazhi nuk pati efekt.