Transmetuar më 13-05-2022, 21:51

“Më lër të flas” se “vëllai im Iliri ka përfituar më shumë prej meje”.

Kjo deklaratë e Sabianit ndaj Ilirit ka ngjallur mjaft komente.

Nga ana tjetër, Iliri ka zgjedhur të heshtë. Madje heshti edhe për ditëlindjen e Sabianit, ditën e djeshme duke mos e uruar publikisht. Veprimi i tij ka marrë vëmendjen e të gjithëve teksa ata ndiqen ende në rrjetet sociale.

Dikush tjetër fajëson këngëtarin për deklaratën e bërë madje e akuzon se thjesht ka dashur gjysmën e parave. “Si nuk të erdhi turp me fol për Ilirin. Ke rënë shumë poshtë. Më duket se deshe vetëm gjysmën e parave. E tregove karakterin. Mos mendo se Ilirit i bëhet vonë për njerëz si ti. Shkove lëpive te vëllezërit Veshaj dhe ofendove Ilirin. Turp për ty si fëmijë u solle pa pikë logjike”- shkruan personi në fjalë shumë i revoltuar.

Pak a shumë në të njëjtin mendim është edhe një komentuese tjetër që shprehet se: “Më vjen keq të të them Sabian por ti nuk duhet të flisje ashtu para Donaldit. Pikë së pari nuk duhet të ishe në atë emision me armikun e Ilirit. Ja bëre qejfin Donaldit”.

Të tjerë e kanë marrë me sportivitet dhe nuk i kanë kursyer ironitë e batutat si kjo komentuee që shkruan: “Ju kanë bërë magji e shkreta unë. Si nuk të bëri as urim Iliri o Sabian”.

Sabiani ka preferuar të qëndrojë në heshtje duke mos iu përgjigjur askujt.

Kur ishin në “Big Brother VIP” ata u bënë miq të ngushtë dhe ishin të pandarë. Madje fjalia e Sabianit se Ilirit është “100 mijë euroshi im” u bë virale. Teksa balerini vijonte garën, këngëtari bënte ‘fushatë’ për të. Ai takoi prindërit e tij dhe përcolli të bijën në aeroport.

Pasi Iliri doli nga formati ata u shoqëruan shpesh bashkë teksa nuk munguan postimet me njëri-tjetrin në rrjetet sociale.