Transmetuar më 13-05-2022, 19:19

BRUKSEL- Ka përfunduar takimi Kosovë-Serbi në Bruksel.

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, ka njoftuar se në takimin e ndërmjetëm dërmjet kryenegociatorëve nga Kosova dhe Serbia nuk është arritur asnjë marrëveshje për targat.

Në një postim në Twitter Lajcak tha se rezultatet nuk janë plotësisht negative pasi ka pasur progres në disa çështje të tjera si në atë të energjisë.

“Sapo përfunduam takimin e sotshëm të kryenegociatorëve në Bruksel. Rezultatet janë të përziera. Fatkeqësisht, asnjë marrëveshje nuk është arritur për targat, megjithatë është shënuar progres në fusha të tjera, përfshirë energjinë. Puna do të vazhdojë”, ka shkruar Lajçak.

Marrëveshja e përkohshme e targave ka përfunduar më 21 prill. Sipas marrveshjes së përkohshme për targat, veturat kanë vazhduar të vendosin letrat ngjitëse.

Just finished today’s meetings of Chief Negotiators in Brussels. Results are mixed. Regrettably, no agreement was reached on licence plates, however we made progress on other files including energy. The work will continue. pic.twitter.com/UT6GAyrzND

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 13, 2022