Transmetuar më 13-05-2022, 17:32

Elbasan- Ish kryeministri Sali Berisha ka nisur një takim me demokratët e Elbasanit.

Pas Lezhës, Elbasani është qyteti i dytë i turit që Berisha do zhvillojë në qytetet e vendit për të shpalosur programin e tij si kandidat për kryetar partie.

Berisha u prit nga deputeti i PD Luçiano Boçi, Kryetari i ri i degës, Blendi Himçi, ish deputeti Aurel Bylykbashi etj.

Demokratët elbasanas e kanë pritur me brohoritje dhe ovacione hyrjen e Berishës në sallë. Noa.al