Transmetuar më 13-05-2022, 14:55

Nga Nezir KRAKI

Vota e deputeteve socialiste te Shqiperise kunder njohjes se gjenocidit serb ne Srebrenice eshte rezultat i qasjes dhe aktivitetit proserb te Edi Rames viteve te fundit. Kjo qasje shume miqesore ndaj Serbise dhe perbuzese ndaj Kosoves eshte intensifikuar sidomos qe nga ardhja e Albin Kurtit ne pushtet.

Nga ai moment, qeveria e Shqiperise ka veç perpuzje, indiference e tallje ndaj Kosoves, deri ne piken ku edhe i kerkohet t’i harroje krimet serbe per kinse "hapjen ballkanike". Merreni me mend, Shqiperia dhe Kosova jane nisur ne rruge te ndara per te shkuar ne destinacion te perbashket, edhe pse hallet dhe endrrat i kane (normalisht) te njejta.

Kasta politike e Shqiperise e konsideron Albin Kurtin si plan prishes, sepse kur ndodhi ndryshimi i madh ne Prishtine, ne fakt ndodhi edhe vdekja e planeve te Vuçicit per zhberjen e Kosoves, i ndihmuar nga Rama me komitat batoniane te jugonostalgjise.

Eshte tashmë e ditur dhe fushes e kapshme se Edi Rama eshte shendrruar ne lobues per interesat serbe, edhe prane aleateve tane historikë. Kosoven e sheh dhe e paraqet tek te tjeret si te prapambetur politikisht, si "nacionaliste" qe "merret me histori".

Kjo qasje anti Kosove (anti Albin) dhe pro Serbi (pro Vuçic) prodhon pastaj episode te turpshme si ai kur ne Kuvendin e Shqiperise mohohet gjenocidi ne Srebrenice dhe kur ne takimin me Borellin, Shqiperia e Edit gjen komoditet ne mes dy lidereve fashistë serbë dhe te njejtit i shpall vellezer.

Dikush me tha se ndoshta une flas me emocione. Po, është e vertete qe kaplohem nga emocionet e vjelljes dhe gerdise kur shoh e konstatoj qe Shqiperia jone, aq e enderruar e mitizuar sa ishte ne ferrin hoxhist, 30 vite pas, vellazerohet me ata qe ishin ferri i çdo shqiptari jashte saj.

Emocionohem po ashtu kur konstatoj se edhe ne vitin 2022, e ardhmja e vetme e çdo shqiptari mbetet ikja nga Shqiperia, derisa vete Shqiperia rreshqet poshte e me poshte ne renditjet e vendeve normale, duke u ribere njolla e zeze e Ballkanit.

Prandaj, armiku i ri i Kosoves eshte Edi Rama, ky megaloman, i cili pasi e deshtoi Shqiperine, i dha vetes te drejten qe ta demtojë edhe Kosoven. Prandaj, krejt ju qe lehni skutave te debateve shterpa, ne pritje te ndonje ashti nga komitat politike mafioze e mediatike te Edi Rames, duke e duartrokit nje qasje te tille, me beni me vjelle e ma forconi bindjen qe ne mesin tone ka vertete shume zagare.