Transmetuar më 13-05-2022, 13:14

Nga Roland Qafoku

Një cigare në dorë e aktorit neozelandez Russell Crowe dhe një e qeshur e amerikanit Joaquin Phoenix, në një moment pauze gjatë xhirimeve të filmit “Gladiator” në vitin 1999, është një nga fotografitë më të bukura që ka të fiksuar një nga dublat e prodhimeve të Hollywood-it.

Crowe, si gjenerali i tradhtuar romak Maximus dhe Pohenix si perandori Commodus që vrau të atin Mark Aurelin për t’i marrë fronin, janë vlerësuar nga kritika si rolet më të arrira në kinematografi.

Me regjinë e britanikut Ridley Scott, me muzikën e gjermanit Hans Zimmer dhe australiania Lisa Gerrard dhe kënduar po nga Lisa Gerrard, filmi “Gladiatori” është edhe nga më të vlerësuarit me 48 çmime të fitura nga 119 nominime.

Me një buxhet me 103 milionë dollarë, filmi “Gladiator” arriti të fusë në arkën e tij nga shitjet 460 milionë dollarë duke arritur rekord më vete në këtë drejtim.

Pa dyshim, “Gladiatori” cilësohet filmi epik më i mirë i të gjitha kohrave që ka prodhur kinematografia botërore.

Harmonia mes skenarit, skenave gati reale të 2 mijë vjetëve më parë, lojës së aktorëve dhe muzikës së filmit nuk ka patur më parë dhe as ka për ta patur në të ardhmen.

Por e shoqërojmë këtë me një shprehje lapidare e dalë në thënë në film: Shpirti i Romës nuk është te mermeri i senatit, por te rëra e Koloseut.