Transmetuar më 12-05-2022, 22:23

Indi – Ka ndodhur në shtetin verior indian të Uttarakhand. Një çift indian ka paditur djalin dhe nusen e tyre në gjykatë për shkak se nuk u kanë dhënë nipër dhe mbesa.

Sanjeev dhe Sadhana Prasad thonë se fakti që djali i tyre nuk u ka dhënë nip u kishte shkaktuar atyre "agoni dhe shqetësim mendor".

Prasadët thonë se kishin shpenzuar shumë para për rritjen dhe edukimin e djalit të tyre dhe donin të shpërbleheshin me fëmijë prej tyre.

Në dokumentet ligjore, Prasads kërkojnë që djali i tyre Shrey Sagar dhe gruaja e tij Shubhangi ose t’i dhurojnë një nip brenda një viti ose t’u paguajnë 600,000 euro.

Babai i djalit shpjegoi se ai kishte paguar për dasmën e Shrey-t dhe Shubhangi-t, e bërë në një hotel me pesë yje, u dha atyre një makinë luksoze me vlerë 70,000 euro dhe e kishte mbështetur financiarisht Shrey-n për dy vjet derisa ai arriti të gjente një punë si pilot.

Ai thotë se kishte paguar edhe djalin dhe nusen e tij për të shkuar në Tajlandë në një muaj mjalti të shtrenjtë.

“I dhashë djalit tim të gjitha paratë dhe e trajnova në Amerikë. Nuk kam para tani. Ne kemi marrë një kredi nga banka për të ndërtuar një shtëpi. Jemi të trazuar financiarisht dhe personalisht,” u tha z. Prasad gazetarëve.