Transmetuar më 12-05-2022, 20:04

Greqi- Edhe pse u kthue në njeriun më të urryer në Greqi për shkak të mbytjes së gruas 20-vjeçe me jastik, piloti grek Babis Anagnostopoulos duket se ka adhurueset e tij. Madje ka edhe nga ato që kanë rënë në dashuri!

Një grua, ende anonim, i ka shprehur atij hapur ndjenjat e madje ka ofruar mbështetje për mbrojtjen e tij.

“Për shkak se një vit më parë jam vënë në dijeni për këtë rast të madh të vrasjes, unë e kam marrë seriozisht këtë çështje. Unë jam një tifoze, një mbështetëse dhe fanse e tij. Për të qenë e qartë, nuk ka asnjë justifikim për atë që bëri, vrasjen, por ajo që më bëri përshtypje te Babis është se ai është një personalitet i ëmbël. Luan rol pamja e tij, personaliteti i tij, gjithë prezantimi i tij”, tha gruaja e panjohur.

Më tej gruaja shpjegon se i ka dërguar dhe një letër pilotit që ndodhet në burg, ku thotë se e ka falur për krimin që ka bërë.

“I kam shkruar një letër, në një nivel thjesht njerëzor, nuk ka karakter erotik. I shkruaj se është për të ardhur keq që gjithçka ndodhi dhe se ai nuk kishte asnjë qëllim të keq, nuk kishte planifikuar të vriste Caroline. I them të ketë guxim, të qëndrojë i fortë në burg. Në lidhje me faljen e tij besoj se i bindi gjyqtarët. Do të jem sërish këtu të hënën kur të merret një vendim. Personalisht, unë në vetvete e kam falur. Kam frikë mos e dënojnë përjetë, maksimumi për mua do të ishte të rrinte 15 vjet dhe në shkallën e dytë të dilte,”-shtoi ajo.