Transmetuar më 12-05-2022, 09:16

Kosovë- Qëllohen me thikë babë e bir në Kosovë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Arben Xheladini” në Prishtinë.

Siç thuhet në raport të Policisë së Kosovës, babë e bir kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor dhe sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.