Transmetuar më 11-05-2022, 22:57

TIRANË- Moderatorja Klea Huta ka treguar se tashmë bashkëshortin ia ka marrë Romeo dhe Donald Veshaj. E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, Klea tha se pas koncerteve që Elgiti po mban me binjakët Veshaj, kalojnë shumë pak kohë së bashku.

“Nuk po e shoh në shtëpi unë e shkreta. Po e sheh Romeo dhe Donaldi më shumë se unë. Ai dhe unë kemi zgjedhur të rrime me nëjri-tjetrin në profesionin që kemi. Ne që në fillim, Giti punonte deri vonë në studio, besimi ka qenë i konsoliduar. Ja kam lënë gjithë lirinë time. Kontrolli e shkatërron martesën”,- tha Huta.