Transmetuar më 11-05-2022, 18:12

Gramsh- Zbulohet e vërteta e rrathëve misteriozë në një arë afër  përroit në fshatin Topojan të Gramshit.

Njaft aluduan se këto rrathë ishin bërë nga krijesat jashtëtokësore.

Megjithatë, pas rrathëve të vizatuar fshihej një aktivitet tepër normal bujqësor.

Rrathët ishin krijuar nga një fermer, i cili disa ditë më parë kishte ujitur tokën e tij përmes një pompe dhe një sistemi vaditës me sprucim, i cili rrotullohet dhe shpërndan ujin në një largësi dhe intensitet konstant. Kjo ka bërë që të krijohen rrathët e rregullt.