Transmetuar më 11-05-2022, 15:59

Publikohen pamjet e rënda të vrasjes së gazetares së Al Jazeera, Shereen Abu Aqla.

Ajo kishte veshur një jelek të medies dhe mbante një helmetë në kokë, por nuk mund t’i shpëtonte plumbit.

Gazetarja u qëllua nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë.

Shereen Abu Aqla u godit nga një plumb në kokë ndërsa mbulonte bastisjet izraelite në qytetin e Jeninit dhe u dërgua me urgjencë në spital në gjendje kritike, sipas ministrisë dhe gazetarëve të Al Jazeera.

Ajo u deklarua e vdekur në spital, tha ministria.

Ja video me pamjet e rënda të saj: