Transmetuar më 11-05-2022, 11:07

Burri dhe gruaja vendosin të ndahen, teksa "Fido" (qeni i tyre) paguan çmimin, mbetet jetim. Për ta denoncuar këtë ka menduar avokatja italiane Caserta Carmen Posillipo, e cila po regjistron një numër në rritje rastesh në të cilat, kur vjen koha për të thënë "lamtumirë", asnjë nga bashkëshortët nuk dëshiron të kujdeset për kafshët shtëpiake të familjes.

Në rastin e fundit që i ndodhi, tha avokatja, burri dhe gruaja që po ndaheshin ishin praktikisht dakord për gjithçka. Mollë sherri dhe shkaku i ngërçit që vazhdon ende u bë kujdestaria e qenit të vogël. Dhe pikërisht për këtë, avokatja nis një apel për politikën:

“Sistemi juridik italian duhet të pajiset me një ligj që rregullon kujdestarinë e kafshëve shtëpiake në rast divorci. Një ligj që parashikon kujdestarinë e kafshës shtëpiake te bashkëshorti që mund t’i garantojë një mirëqenie më të madhe, pa marrë parasysh regjimin pasuror dhe dokumentet personale të qenit.

Në këtë mënyrë, – argumenton avokatja, – për të marrë një vendim, sigurisht që gjyqtari do të duhet t’i dëgjojë bashkëshortët, bashkëjetuesit, fëmijët dhe nëse është e nevojshme edhe ekspertë të sjelljes së kafshëve përpara se të vendosë se kujt t’ia caktojë kujdestarinë e kafshës shtëpiake.

Nuk kam të dhëna që mund të më bëjnë të mbështes hipotezën se në fund këto kafshë të gjora përfundojnë duke u braktisur, por, për momentin, nuk më pëlqen të përjashtoj rrezikun që kjo mund të ndodhë”.