Transmetuar më 10-05-2022, 18:30

Izrael- Një episod i pazakontë u ka ndodhur pasagjerëve që do niseshin nga aeroporti Ben Gurion i Tel Avivit.

Në celularët e të gjithë pasagjerëve që ndodheshin në avion, erdhi një foto me një avion të rrëzuar. Dhe sipas autoriteteve dyshohet se kanë qenë 9 pasagjerë që kanë dërguar këtë foto tek të tjerët për të ngjallur panik.

Sipas policisë, nëntë të dyshuarit janë shtetas izraelitë dhe ata u detyruan të zbrisnin dhe mund të ndiqen penalisht për përhapjen e informacioneve të rreme e të dënueshme. Kodi parashikon deri në tre vjet burg në Izrael.

Incidenti, në fluturimin e AndoluJet për në Stamboll ishte një sulm kibernetik, sipas Ofer Lefler, një zëdhënës i Forcave Ajrore izraelite.

“Jam i sigurt se policia dhe shërbimet e sigurisë do të zbulojnë pse e bënë këtë, ” tha Lefler.

Avioni më në fund u ngrit disa orë më vonë, pasi u krye kontrolli i bagazhit dhe i pasagjerëve.

Photos sent to the phones of passengers flying to #Turkey from Ben-Gurion Airpor, #Israel The flight has been cancelled pic.twitter.com/ysspkvieUo

— FortyTwo (@MDFortyTwo) May 10, 2022