Transmetuar më 10-05-2022, 13:28

Dritan Abazoviç ka marrë tashmë postin e kryeministrit të Malit të Zi dhe ka nisur punën. Duke folur për nivelin e kriminalitetit në vend, ai ka përshëndetur arrestimin e kryeprokurorit Jovaniç, ndërsa la të kuptohet se aksione të tilla do vijojnë.

“Përgjigja më e mirë ndaj pohimeve për mungesën e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet të jetë si kjo e fundit. Le të flasin rezultatet, gjithçka tjetër është politikë. Pres që ky trend të vazhdojë. Jovanic u arrestua me urdhër të kryeprokurorit të ri të posaçëm Vladimir Novovic, nën dyshimin e organizimit të një grupi kriminal dhe shpërdorimit të detyrës.” – ka deklaruar Abazoviç.

Gjatë blicit policor u ndaluan edhe disa persona të tjerë nga disa qytete malazeze. Abazovic e ka bërë të qartë se lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit do të jetë një nga prioritetet kryesore të ekzekutivit që ai drejton. Qeveria e tij e pakicës mori dritën jeshile të parlamentit malazez në fund të prillit, duke i dhënë fund kështu mandatit teknik tremujor të Qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiq, të cilit u rrëzua me mocion mosbesimi në 4 shkurt.