Transmetuar më 09-05-2022, 20:40

Gjermani- Qëllohet me vezë Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Baerbock ishte sot në një tubim parazgjedhor në Wuppertal. Kur mori fjalën në tubimin parazgjedhor për të mbështetur kandidaten e “të gjelbërve”, Mona Neubauer, një grua filloi të hidhte vezë në drejtim të ministres.

Zyrtarja gjermane reagoi me qetësi dhe me mjeshtëri shmangu vezën ndërsa vazhdoi të mbajë fjalimin. “Mund të hedhësh vezë sa të duash, ke të drejtë të shprehësh mendimin, por kjo nuk është mënyra më e mirë”.

Policia tha se ndaj gruas është ngritur kallëzim penal për tentim të lëndimeve trupore.Noa.al