Transmetuar më 08-05-2022, 17:57

Kretë- një tërmet i fuqishëm ka goditur Kretën. Sipas matjeve të Institutit Gjeodinamik, mediat greke raportojnë se tërmeti ka qenë 4.3 Rihter me thellësi vetëm 5 kilometra.

Sipas informacioneve të para, tërmeti është ndjerë shumë, ndërsa banorët shtojnë se fillimisht kanë dëgjuar një zhurmë të madhe dhe më pas kanë ndjerë lëkundjet. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale dhe as për njerëz të lënduar.