Transmetuar më 07-05-2022, 21:44

Një betejë e vërtetë është zhvilluar në një Shkollë në SHBA mes një prindi dhe nxënësve.

40-vjeçari Willie Smith nisi betejën krah djemve të tij dhe nuk iu shmang ‘gangsterëve’.

Sherri ndodhi në shkollën Tucson në Arizona, SHBA dhe solli mbylljen e përkohshme të saj. Në regjistrimet e përleshjes shiheshin dhjetra studentë të hedhur në pirg njëri-tjetrin.

Disa video të dhunshme të episodit janë postuar online ku shihet që të paktën 30 vetë janë përfshirë në këtë përleshje.

Nxënësit e shkollës shihen që lëshojnë grushte e shkelma, të tjerë që vetëm shokohen nga luftimi dramatik para tyre ose regjistrojnë me celular.

Zyrtarë të sigurisë përpiqen të ndajnë grupet ndërluftuese, në pamjet e pazakonta të dokumentuara në kampus.

Raportimet tregonin se nuk kishte plagosje të rënda apo armë të përfshira në sulm, por policia tha se kishte arrestuar një burrë 40 vjeçar.

Willie Smith u ndalua për trazirë në  institucionin arsimor, kurse një djalë 15-vjeçar u arrestua për sjellje anti-sociale dhe dyluftim.

Sipas denoncimit, Smith ishte thirrur të vinte të merrte djalin e tij, pasi ky i fundit ishte përfshirë në një konflikt me një  grup studentësh.

Edhe pse paraprakisht ata kishin vendosur që të mos grindeshin me nxënësit, në dalje nisi beteja, shkruan britanikja The Mirror.

KLIKO KËTU PËR TË PARË VIDEON