Transmetuar më 07-05-2022, 10:40

Një vajzë në Sarandë ka hedhur nga shkallët një tjetër vajzë, brenda shkollës ku ato gjendeshin.

Ngjarja ka ndodhur dje në qytetin e Sarandës dhe sot policia njoftoi se ka nisur hetim penal për vajzën që dyshohet se kreu krimin tronditës.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale "Dëmtime të tjera me dashje", në ngarkim të shtetases E. M., 18 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi në ambientet e brendshme të shkollës, ka hedhur nga shkallët shtetasen R. B., 19 vjeçe, tha policia lokale, citon noa.al.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /noa.al