Transmetuar më 06-05-2022, 23:24

Prizren- Një 60-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një makine pasditen e sotme në Prizren.

60-vjeçari është identifikuar me inicialet A.M.

Ai është gjetur pa shenja jete brenda një makine tip “Skoda” në lagjen Ortakoll në Prizren.

Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij.

Trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për procedura të mëtjeshme ligjore. Noa.al