Transmetuar më 06-05-2022, 21:11

SHBA – Politikanët e lartë në Shtetet e Bashkuara po kërkojnë që shefat e mbrojtjes në mbarë botën të bëjnë më shumë sesa thjesht të regjistrojnë pamjet dhe të trajtojnë si zakonisht objektet fluturuese të paidentifikuara (UFO).

Kjo thirrje vjen pasi hetuesi britanik i UFO-ve, Nick Pope, tha se viti 2022 do të jetë një “vit sizmik për UFO-t”.

Përfaqësuesi i Tenesit, Tim Burchett, akuzoi Pentagonin për fshehje të informacionit nga Kongresi.

Ai tha: "Unë nuk i besoj Departamentit të Mbrojtjes pasi gjithnjë ka pasur fshehje informacioni.

“Është e qartë nga dëshmitë publike se ne nuk kemi kontroll të plotë të hapësirës sonë ajrore.

"Kjo është një çështje e sigurisë kombëtare", tha zyrtari amerikan. Noa.al