Transmetuar më 05-05-2022, 16:33

Tiranë- Gjatë ditës së nesërme vendi ynë do të ndikohet nga kushte ta paqëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti ditën e premte pritet të jetë fillimisht me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Prej orëve të mesditës shtim vranësirash deri të dendura në të gjithë territorin. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi 1-5m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 6-8m/s.

Temperaturat parashikohen:në zona malore 8 deri 22°C, në zona e ulëta 8 deri 23°C, në zona bregdetare 10 deri 21°C