Transmetuar më 04-05-2022, 00:20

Argjentinë-  Një ngjarje horror është regjistruar në Argjentinë. Një gjyqtar futbolli, i quajtur, Oskar Antonio Perez, 48-vjeç, u qëllua dy herë me armë zjarri gjatë një ndeshjeje futbolli në nivel amator në qytetin Jerba Buena, në provincën Tucuman.

Ngjarja e pabesueshme ka ndodhur gjatë pushimit mes pjesëve ku pas një mosmarrëveshjeje mes arbitrit dhe disa tifozëve që ndoqën ndeshjen. Agresori, një nga tifozët e pranishëm në tribunë, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar. Pas aktit ai është arratisur me motor dhe është në kërkim nga policia.

Ndihma e shpejtë i shpëtoi jetën arbitrit por ai ndodhet ende në rrezik. Noa.al