Transmetuar më 03-05-2022, 12:12

Kosovë- Ankesa nga konsumatorët për cilësinë e mishit në Kosovë.

Sipas Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, gjatë katër muajve të kaluar, nga tregu janë larguar rreth 40 mijë kilogram mish dhe nënprodukteve të tij.

Ndërkohë Departamenti për Mbrojte të Konsumatorit në Ministrinë e Tregtisë vetëm gjatë kësaj periudhe ka pranuar mbi 1 mijë ankesa nga konsumatorët.

Zëdhënësi i AUV, Lamir Thaçi, u ka bërë thirrje konsumatorëve të cilët kanë dyshime të bazuara, ta njoftojnë agjencinë, në mënyrë që të merren masa.

Ai tha se siguria e ushqimit duhet të jetë e para në çfarë do rrethane ekonomike apo krize.

” Ushqimet që konsumohen gjithmonë duhet të jenë të sigurta. Kushdo që ka ndonjë dyshim të bazuar duhet ta njoftojë autoritetin tonë dhe në bazë ligjit ndërmarrim masat në teren”, tha ai.

Ndërkohë Departamenti për Mbrojte të Konsumatorit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë vetëm gjatë katër muajve të këtij viti ka pranuar 1089 ankesa nga konsumatorët. Prej tyre në proces të shqyrtimit janë 696 ankesa, janë zgjidhur vetëm 272 raste, ndërsa janë refuzuar 121 ankesa.

Zyrtarë të këtij departamenti u bëjnë thirrje konsumatorëve që të shfrytëzojnë mundësinë që për çdo parregullsi që hasin t’i drejtohen Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Muk është e qartë se përse ankohen konsumatorët. Por çështja është në verifikim.