Transmetuar më 03-05-2022, 08:10

SHANGAI– Gati për ta futur në morg, zgjohet i moshuari.

Ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në Shangai.

I moshuari në një azil u shpall gabimisht i vdekur dhe u dërgua në morg teksa ishte ende gjallë.

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon punonjësit e zyrës së funeralit në momentin që kuptojnë se burri ishte ende duke marrë frymë. Ai u dërgua menjëherë në spital dhe thuhet se tashmë ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

Autoritetet lokale konfirmuan incidentin dhe thonë se kanë nisur një hetim për ngjarjen.