Transmetuar më 02-05-2022, 22:44

GREQI– Një lojë me ushqim me macen i ka kushtuar shtrenjtë sportisti shqiptzar në Greqi.

Sportisti, anëtar i Federatës Helenike të Karatesë në Greqi, është arrestuar në banesën e tij nga autoritetet helene pasi u shfaq në një video duke shkelmuar një mace në një tavernë.

Në videon që ka bërë xhiron e rrjetit, 30-vjeçari shihet që gënjen macen me një ushqim, e afron në një cep të tavernës dhe më pas e hedh atë në det. Macja tjetër që ndodhej po aty, trembet e largohet.

Ky gjest ka sjellë reagime të shumta në rrjet, kryesisht nga shoqata për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, që bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e shqiptarit. I riu shqiptar u identifikua nga një tatuazh.

Vetë ai ka kërkuar falje, por pritet të përballet edhe me drejtësinë e të gjobitet për gjestin ë bërë.