Transmetuar më 02-05-2022, 11:12

Ulqin- Kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka falur sot namazin e Fitër Bajramin bashkë me besimtarët e tjerë.

Abazoviç ishte i pranishëm në xhaminë qendrore të Ulqinit.

Dritan Abazoviç u zgjodh kryeministër pas rrëzimit të qeverisë pro serbe në vendin fqinje.

Aktualisht Ballkani ka tre Kryeministra shqiptarë në Shqipëri, kosovë dhe Malin e Zi.